Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë deklaroi mbështetjen totale për drejtësinë, duke theksuar se po jep shembuj të funksionimit të saj. Lidhur me reformën zgjedhore, Gonzato tha se BE është e qartë: kërkon zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
“Ajo që ne kemi thënë është që autoritetet shqiptare, parlamenti i Shqipërisë duhet të shohin rekomandimet e OSBE ODIHR dhe të ndjekë punën përkatëse në një mënyrë konstruktive dhe gjithëpërfshirëse. Këtë u kemi thënë të gjitha palëve dhe shpresoj që mazhoranca e opozita do të arrijnë mirëkuptim. Është e nevojshme kjo. Ka disa vendime të Gjykatës Kushtetuese që do të duhet të trajtohen. Nuk varet nga unë që diaspora duhet ta ketë të drejtën për të votuar apo jo dhe si do ta arrijë këtë gjë, se në vendet e BE kemi mënyra të ndryshme sesi është arritur kjo. Nuk ka standarde të dyfishta se mbështetja për sistemin e drejtësisë është e palëkundur dhe kjo nuk ka të bëjë me një rast apo një tjetër. Mesazhi është i njëjtë dhe i përhershëm; ne i japim përparësi shumë të madhe reformës në drejtësi. Mënyra si po funksionon dhe por tregon frytet e saj duhet ta lejojmë që të bëjë punën e vet”. (A2 Televizion)