Ndryshimet në qeveri, gazetari: Spiropali ka folur kundër asaj që kërkon Rama

Nga A2 CNN
3 Mars 2026, 20:36 | Politikë

Gazetari Bledian Koka, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se largimi i Elisa Spiropalit nga qeveria erdhi sepse, sipas tij, ajo ka folur “kundër asaj që zoti Rama kërkon që vartësit e tij të bëjnë në raportet ndërkombëtare”.

“Burimet brenda partisë thonë se goditja e zonjës Spiropali, largimi i saj nga qeveria është frustracioni dhe informacioni që vetë zoti Rama ka që është anglishtfolëse dhe që në anglishtfolje e sipër ka folur kundër asaj që zoti Rama kërkon që vartësit dhe vasalët e tij të bëjnë në raportet ndërkombëtare”, tha Koka.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos