Mbledhja e Kryesisë së PS, Shalsi tregon për çfarë u diskutua: Lufta mund të rrisë çmimin e energjisë dhe naftës

Nga A2 CNN
3 Mars 2026, 21:11 | Politikë

Eduard Shalsi, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, tregoi se çfarë u diskutua në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Socialiste.

“Duhet të kemi parasysh që jetojmë në një situatë jashtëzakonisht komplekse politike ndërkombëtare dhe një nga temat e diskutimit ishte si do përgatitemi nëse kjo luftë do të zgjasë 2 ditë, 6 ditë apo 1 muaj. Duhet të jemi të vetëdijshëm për pasojat që lufta në Lindjen e Mesme mund të shkaktojë në Ballkan dhe bëhet fjalë për rritjen e çmimeve të energjisë dhe naftës, që pastaj kanë impakt në rritjen e çmimeve të konsumit. Prandaj duhet të debatojmë seriozisht. Kjo ishte një nga pikat”, tha deputeti i PS-së.

“Një pikë tjetër ishte edhe procesi zgjedhor në Partinë Socialiste, ripërtëritja, anëtarësitë e reja… fillon me organizatat bazë dhe vijon pastaj me strukturat sipër, por do të paraprihet nga një seri kontaktesh akoma dhe më intensive për të parë dhe për të bërë një bilanc çfarë ka shkuar mirë, çfarë nuk ka shkuar. Kjo ishte një pikë, hapja e dyerve të Partisë Socialiste për anëtarësi të re një kontakt shumë më intensiv me anëtarët e Partisë Socialiste”, shtoi Shalsi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos