“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

Nga A2 CNN
7 Prill 2026, 21:39 | Politikë

Analisti Mentor Nazarko komentoi rolin e Presidentit amerikan Donald Trump në raport me interesat shqiptare. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Nazarko u shpreh se Shqipëria ka një “borxh menaxhimi” ndaj aleatëve dhe organizatave shumëkombëshe, sidomos në kontekstin e vendimeve të ndjeshme si pranimi i iranianëve të MEK, që sipas tij e kanë ekspozuar vendin në arenën ndërkombëtare.

Në analizën e tij, ai sugjeroi se Trump, edhe për shkak të background-it të tij si ndërtues dhe sipërmarrës, ka pasur ndërveprime konkrete me shqiptarët, duke lënë të kuptohet për një interes të drejtpërdrejtë në rajon.

"Ky Trump interesave shqiptare u bën mirë apo s’u bën mirë? Të shikojmë edhe ndonjë gjë të mirë të tij, dhe të shohim shpjegimet edhe te arsye të brendshme amerikane, ku Amerika është e detyruar, Kina po rritet, Amerikës i duhej një konflikt. Është borxhi që ne (Shqipëria) duhet t’u paguajmë organizatave shumëkombëse dhe aleatëve që i kemi marrë ata iranianët, kjo na ka ekspozuar. Unë mendoj që Trump-i në bashkëpunimin e tij si ndërtues, është marrë me shqiptarët. Lufta ndaj status quo-së kështu është. Status quo-ja nuk ka prodhuar mbyllje të konflikteve ndërkombëtare. Ai ka arritur diçka, kjo e ka gënjyer madje që të shkojë e të mendojë se një regjim diktatorial si Irani mund ta mbyllte aq shpejt. Ai është nisur nga një premisë suksesi. Po ta harrojmë këtë, përveçse rreshtohemi pavetëdijshmërisht me ato shtete...Që ta vendosim lupën thjesht në gjërat negative të asaj që po ndodh...1999 kur bombardohej Jugosllavia u shkel kapitulli 7 i OKB-së, kështu që duhet ta lëmë këtë referimin te e drejta ndërkombëtare”, tha Nazarko.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos