“Trump është agresiv me punonjësit”, Nazarko zbardh prapaskenat: Askush nuk guxon ta kundërshtojë

Nga A2 CNN
7 Prill 2026, 21:20 | Politikë

I ftuar në emisionin ''Off the Record'' nga Andrea Danglli, analisti Mentor Nazarko ka bërë një analizë më të balancuar të figurës së presidentit amerikan Donald Trump, duke theksuar se perceptimi publik shpesh është i njëanshëm për figurën e tij.

“Duhet të jemi realistë, një shtet si SHBA nuk udhëhiqet në mënyrë kaq të personalizuar sa duket nga televizioni,” u shpreh Nazarko, duke shtuar se vendimmarrja nuk vjen vetëm nga Trump, por edhe nga “think tank-et dhe grupet e interesit që e mbështesin”.

Sipas tij, ndikimi i industrive të mëdha, si ajo e naftës dhe teknologjisë, është i rëndësishëm në politikat amerikane. “Unë dyshoj që drejtimi strategjik është ekskluzivisht prej tij,” tha ai.

Nazarko kritikoi edhe mënyrën se si perceptohet Trump në hapësirën shqiptare: “Mediat dominohen nga një qasje kritike dhe përfytyrimi për Trump është pothuajse 100% kritik.”

Ai theksoi se në mandatin e dytë ka pasur edhe arritje konkrete: “Mbyllja e konfliktit në Gaza dhe ndërprerja e disa konflikteve të tjera janë arritje të tij.”

Në lidhje me stilin e komunikimit, ai u shpreh: “Ndoshta njerëzit pranë tij i kanë thënë se kjo mënyrë e bën të suksesshëm tek  publiku dhe ai vazhdon kështu.”

Nazarko ngriti shqetësimin edhe për informacionin që merr presidenti: “. Sa i përket raportimit të rrejshëm, të transformuar, të rezultateve në terren ka precedent''.

Në fund, ai theksoi se figura e Trump nuk duhet parë në mënyrë bardh e zi: ''Do duhet që ta japim me shumë ngjyra situatën rreth tij apo dhe figurën e tij në mënyrë të tillë që publiku shqiptar që na dëgjon ta kuptojë në tërësinë e vetë ë pra nuk është djalli 100% i zi domethënë ashtu siç duket''. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos