Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me dy ngjarjet e mbrëmjes së kaluar në Lezhë dhe Tiranë, ku u vra një person dhe u plagosën 4 të tjerë.
Sipas drejtuesit të koalicionit ASHM, policia e narkoshtetit nuk është në gjendje të tregojë se çfarë ndodhi apo të arrestojë autorët.
“Mbrëmë rrugët e Tiranës u skuqën, 4 vetë morën breshëri dhe gjer tani narkoshteti nuk është në gjendje të thotë se çfarë ishin ato, por kurrë nuk mund të gjuhej mbi një 11-vjeçar.
Mirëpo njeriu që i ndërsen dhe u thotë hani kokën njëri-tjetrit, por më shërbeni mua, krijon këtë situatë.
Ne do bëjmë ligjin dhe ata të cilët përzihen, i lutem shumë çdo qytetari të mbajë shënim personin që u bën presion dhe u kërcënon për votën, absolutisht do shpallet terrorist pas këtyre zgjedhjeve. Pas këtyre zgjedhjeve ai do listohet si terrorist dhe do trajtohet si terrorist. Ne do bëjmë ligjin”, tha Berisha. (A2 Televizion)