“I ruajmë me polici”, 735 vota të plotësuara, Celibashi merr në administrim votat e diasporës

Nga Fjorela Beleshi
17 Prill 2025, 23:29 | Politikë

735 fletët e para me preferencën politike mbërritën në Tiranë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori në administrim fletët e para të diasporës, duke plotësuar në këtë mënyrë për herë të parë të gjitha hallkat e votimit në distancë.

Fletët me preferencën politike mbanin mbërthyer pëfaqësuesit e partive politike të cilët i bënë sytë katër që në momentin kur fletët dolën nga thasët postarë.

Për të garantuar procesin, KQZ ngriti një protokoll të trefishtë, duke ndarë mënjanë zarfet postarë me zarfët institucional të emëruar zarfi A dhe zarfi B. Ky i dyti shërben për të identifikuar zgjedhësin që vota të korrespondojë me personin e regjistruar në sistem, ndërsa zarfi A mban brenda fletën e votimit.

Ndarja e njërit nga tjetri, është garancia që jep KQZ për fshehtësinë e votës.

Me mbërritjen e fletëve të votimit edhe KZAZ-ja e KQZ-së merr një rëndësi më të veçantë pasi vota është burim i pushtetit, dhe sigura e saj bëhet edhe më e çmuar.

Si afat të fundëm për të kthyer fletën e votimit në Shqipëri është përcaktuar ora 19:00 e datës 11 maj, dhe pas këtij afati, vlera e tyre do të jetë sa për statistikë, pasi fuqi zgjedhëse do ketë humbur.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos