“Nuk do ketë më prita në rrugë”, Rama viziton Qendrën e Kontrollit të Trafikut me inspektorë virtualë

Nga A2 CNN
18 Prill 2025, 11:38 | Politikë

“Nuk do ketë më prita në rrugë”, Rama viziton

Kryeministri Edi Rama vizitoi të premten paradite Qendrën e Re të Kontrollit të Trafikut, pika nga ku do të monitorohen të gjitha rrugët e vendit në çdo moment.

Në këtë projekt janë përfshirë jo vetëm Policia Rrugore, por edhe Urgjenca Kombëtare dhe Emergjencat Civile, shkruan A2 CNN.

Qendra do të funksionojë me 122 operatorë, ku në këtë fazë fillestare të monitorimit janë lidhur me kamera 200 km e para, të cilat mbulojnë autostradat kryesore Tiranë-Durrës, Durrës-Rrogozhinë, Rrogozhinë-Fier, Fier-Vlorë. “Synimi final është mbulimi i 3650 km që janë aset i inventarit të Autoritetit Rrugor Shqiptar”, shkroi kryeministri në rrjetin social Facebook.

“Më në fund të largohet edhe policia nga pritat në rrugë, por ama të jetë e gatshme në çdo moment që, me sinjalizimin e këtij inspektori virtual, të vihet në lëvizje”, tha Rama gjatë vizitës në qendër.

Gjatë vizitës u firmosën edhe memorandume bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Shëndetësisë/Emergjencat Civile. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos