“PD detyroi Ramën të dalë me premtime konkrete”, Këlliçi: Përdor gjuhë fyese dhe seksiste për vajzat e gratë

Nga A2 CNN
17 Prill 2025, 22:02 | Politikë

“PD detyroi Ramën të dalë me premtime konkrete”,

Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Tiranës Belind Këlliçi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhë fyese dhe seksiste ndaj grave dhe vajzave gjatë fushatës së tij. Sipas tij, kryesocialisti po bën fushatë me tallava, por merita e PD-së sipas tij është se e ka detyruar Ramën që të dalë me premtime konkrete dhe të bëjë një çerek programi.

“Një meritë të madhe ka PD se ka detyruar Ramën të dalë me premtime konkrete dhe të bëjë një çerek programi. Femrat i quajti dashnore dhe ato që votojnë për herë të parë të përdorin fuqinë e tyre joshëse  Rama gjuhë seksiste që është përdorur për gratë vajzat e nënat e këtij vendi. Kishim dikë që i quante zdromsa dhe sot është vetë zdromsi në Durrës, kurse ky tjetri i quan çyrykë dhe do të jetë vetë çyryk pas 11 majit. Detyruam Ramën të bëjë premtime konkrete”, tha Këlliçi në A2 CNN.

Sipas demokratit Këlliçi, Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim të bërë që 12 vite më parë kur mori pushtetin, ndërsa opozita sipas tij është e fokusuar te nevojat e qytetarëve shqiptarë. Ai komenton edhe videon për këshilltarin e fushatës së PD-së të bërë nga PS.

“Pas 12 vitesh dështimesh dhe nuk ka përmbushur premtimet e 2013 shëndetësia falas legalizimet fals ujë 24 ujë 330 mijë vende pune, asgjë nuk është mbajtur. Një kryeministër që ka këtë bilanc nuk garon më me një program, në këto 12 vite jo vetëm që nuk kemi parë program por vetëm tallava, tepsi e kusi. Habi e madhe sesi mundet një deputet e zotëri si Vullnet Sina që keqpërdoret si mund ta lërë veten të keqpërdoret me video fale duke imituar strategun e fushatës së PD. Ky nuk është halli i shqiptarëve por halli i shqiptarëve është pensionet rrogat, çmimet e energjisë e naftës, ne kemi një kryeministër që vazhdon me shfaqje bajate. Edhe për t’u habitur se premtimi për minimumin jetik ka rezonuar edhe në këto zona që janë zona e bllokut komuna e Parisit, rruga e Elbasanit rruga Fortuzi është zemra e Tiranës”.

Këlliçi thekson se “Rama është i detyruar që të hyjë në fushatë normale, e nisi para 6 muajsh duke thënë që nuk e kishte në llogari opozitën tani thotë që nëse fiton opozita do jetë në regres për vendin. Tani ka futur në linguazhin e tij ka futur termin; nëse fiton opozita”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos