E ngarkuara me punë e SHBA takon Ramën: Ja ku u mbajt takimi

Nga A2 CNN
23 Gusht 2024, 12:05 | Politikë

E ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn, ka zhvilluar një takim këtë të premte me kryeministrin Edi Rama.

Në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë, ku janë shpërndarë edhe disa foto nga takimi, theksohet se VanHorn ka rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në rolin që ka Shqipëria për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në të gjithë rajonin, shkruan A2 CNN.

“Sot, E Ngarkuara me Punë e SHBA u takua me Kryeministrin Edi Rama për të përgëzuar miqësinë e fortë dhe vlerat e përbashkëta mes vendeve tona si Aleatë në NATO dhe partnerë strategjikë. Zonja VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në rolin që ka Shqipëria për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në të gjithë rajonin”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Takimi u zhvillua në vilën qeveritare në qendër të Tiranës, që njihet si vila 30, e përdorur dikur nga ish kryeministri i diktaturës Mehmet Shehu.

/A2 CNN

A2 CNN Livestream

Latest Videos