Tubimi i radhës para Bashkisë, rrugët që do të bllokohen

Nga A2 CNN
22 Gusht 2024, 08:43 | Politikë

Tubimi i radhës para Bashkisë, rrugët që do të

Mbështetësit e opozitës do të mbajnë ditën e sotme protestën e radhës përpara Bashkisë së Tiranës, ku kërkojnë dorëheqjen e kryetarit Erion Veliaj.

Për shkak të zhvillimit të kësaj proteste do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Policia njofton qytetarët se prej orës 11:00 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Policia kërkon nga qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos