E priti në burgun e Fierit, Baçi: Do jemi pranë tij, PD në stad tjetër të të bërit opozitë

Nga A2 CNN
27 Shtator 2024, 22:35 | Politikë

Deputeti Luan Baçi ishte i vetmi nga deputetët opozitarë që e priti Ervin Salianjin tek sa mbërriti burgun e Fierit, ku do vuajë dënimin me 1 vit burg.

Baçi tha se Rama vërtetoi se është autori i futjes në burg të Salianjit dhe paralajmëroi në fjalën e tij se aksioni i PD-së tashmë.

“Kjo është një goditje që i bëhet PD dhe opozitës nga kjo mazhorancë dhe patjetër që do jemi këtu në mbështetje të Salianjit. Rama është një nga autorët e futjes në burg të Salianjit. Dy seanca më parë ai i tha në Kuvend “akoma nuk ke shkuar në burg t’i”. Ne do të kalojmë në një stad të ri të bërit opozitë. Boll është boll”, tha Baçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos