Ish-kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në SPAK, duke respektuar masën e sigurisë të vendosur ndaj saj për “detyrim paraqitje”.
Hyrjen në Prokurorinë e Posaçme, Kryemadhi e shoqëroi me batuta që i shkëmbeu me gazetarët.
“Të them të drejtën jo se kam ndonjë gjë të keqe, po e kam për një kush... do ua them pastaj pasi të dal”, u tha Kryemadhi gazetarëve, të cilët e pyetën përse është veshur me ngjyrë të zezë.
Më tej ajo shtoi se ndodhet aty “për detyrimin e paraqitjes”, duke thënë: “Ma shtynë një orë”. (A2 Televizion)