Problemet me zarfet e votimit në Greqi, PD kërkon nga KQZ-ja ndërhyrje të menjëhershme

Nga A2 CNN
5 Maj 2025, 09:01 | Politikë

Problemet me zarfet e votimit në Greqi, PD kërkon nga KQZ-ja

Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore i kanë drejtuar një kërkesë Komisionierit Shtetëror të Zgjedhjeve ne lidhje me votimin e diasporës në Greqi për zgjedhjet e 11 majit. Në kërkesën e PD-ASHM, të përfaqësuar nga Franc Nuri thuhet se ndryshimi i befasishëm i në tërheqjen individuale të zarfeve pranë DHL ka ngritur shqetësime serioze mbi transparencën, standardin dhe ligjshmërinë e procesit të votimit.

“Autoritetet zgjedhore garantuan publikisht se çdo zarf me votë do të dorëzohej në adresën e deklaruar të votuesi në PEL, përmes një shërbimi postar të drejtpërdrejt. Por papritur KQZ ndryshoi qasje. Përmes një njoftimi të thjeshtë në rrjetet sociale të KQZ, votuesit shqiptarë në Greqi duhet të paraqiteshin personalisht pranë pikave të DHL-së, për të tërhequr ose dorëzuar zarfin e votimit”, thuhet në kërkesën e PD-ASHM     

Sipas PD-së ky ndryshim i befasishëm bie ndesh me rregullat dhe deklarata e mëparshme të KQZ-së.

Në kërkesën që mban datën e djeshme, 4 maj, thuhet gjithashtu se vetëm një javë para ditës së zgjedhjeve janë raportuar nga KQZ mbi 6 mijë zarfe të ardhura nga Greqia, ndërkohë që për disa javë më parë numri total i tyre ishte 17 700.

Sipas PD-së ky fluks i pazakontë përforcon dyshimet mbi integritetin e procesit.

Në këto kushte PD kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të KQZ-së për kthimin në ligjshmëri të procesit të votimit dhe administrimit të votës në shtetin grek, duke garantuar rregullshmëri, siguri dhe besueshmëri për çdo votë të shqiptarëve që jetojnë në Greqi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos