Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj drejtësisë pas paraqitjes së tij në SPAK për dosjen “Partizani”.
Kreu i PD tha se autoritetet greke kishin bërë publik një dokument që, sipas tij, rrëzon themelet e Reformës në Drejtësi, ndërsa akuzoi administratën amerikane të Joe Biden se kishte tentuar ta mbante të fshehur, shkruan A2.
"Pra, kjo Irena me 5 mbiemra, me 5 fytyra po asnjë njerëzore, kjo vesh togën e zezë të kryegjykatës së Tiranës për të mbuluar dënimin e saj penal, për të mbuluar falsifikimet e saj. Kjo është Gjykata Speciale e Tiranës. Dua të jem i sinqertë. Dua të falënderoj autoritetet greke të cilat e bënë publik këtë dokument. Por dua të dënoj ndërhyrjen e bërë nga këto autoritete, nga administrata nga Departamenti i Shtetit të administratës Biden që ky dokument të mos shihte dritën se ja merr fytyrën reformës në drejtësi. Ata kishin hallin e Sali Berishës dhe jo të Reformës në Drejtësi. Turp e mafie. Ju garantoj se fatin e kësaj do të ketë pas zgjedhjeve, secili prej tyre që ka kryer dhe ka fshehur krime. Secilin prej tyre, reforma do ti nxjerrë të gjithë ata që fshehin krime ne sistemin e drejtësisë", tha Berisha. (A2 Televizion)