Teksa ecte në rrugët e Romës, kryeministri Edi Rama është filmuar nga një kalimtar teksa flet me tone të larta në telefon.
Nuk dihet se cili është bashkëbiseduesi nga ana tjetër e telefonit, por kryeministri shihet i acaruar dhe ngre zërin teksa flet.
“Mbledhje grupi… Ti ti po flas me ty. A je ti bashkëkryetar? Apo çfarë je? Atëherë çfarë bën ti? Për çfarë je bashkëkryetar? Të krijojnë pengesa. Na keni kthyer një vit pas… Çfarë po bëni..”, dëgjohet kryeministri të thotë mes të tjerash. (A2 Televizion)
