
Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 17 dhjetor për shqyrtimin e ankimit të ish-kryeministrit, Sali Berisha.
Berisha kërkon që të shpallet i papajtueshëm me Kushtetutën vendimi i shtatorit dhe dhjetorit të 2024 që e la në arrest në shtëpi.
Në këtë gjykatë, Berisha kërkon të shfuqizojë si antikushtetues vendimet gjyqësore për lënien e tij në masën e "arrestit në shtëpi".
Shqyrtimi i ankimit do të bëhet mbi bazë dokumentesh, pa praninë e ish-kryeministrit. (A2 Televizion)
