Kryeministri Edi Rama ka ushtruar të drejtën e votës paraditen e sotme, pak para orës 11:00, në qendrën e votimit në Surrel. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, kreu i qeverisë u prit me interes nga mediat dhe banorët e zonës.
Pas hedhjes së votës në kuti, Rama ndaloi për disa çaste për të përshëndetur dhe realizuar foto me qytetarë të pranishëm në ambientet e jashtme të qendrës së votimit. Për mediat shqiptare, ai u shpreh shkurt: “Të presim çfarë do të thotë populli”.
Për mediat ndërkombëtare, kryeministri dha një tjetër deklaratë simbolike: “Po bëjmë gjithçka për ta bërë Shqipërinë shtetin e radhës pjesë të BE”. (A2 Televizion)