Kreu i misionit të monitorimit të ODIHR në Shqipëri, Ambasadori Lamberto Zannier analizoi në një intervistë ekskluzive për A2 CNN gjetjet e raportit paraprak të monitorimit. Diplomati u shpreh se çdo shkelje që është artikuluar në raport, si intimidimi i votuesve apo presionet mbi administratën publike janë konstuar nga vëzhguesit në terren.
I pyetur se çfarë e shqetësoi më shumë kreun e misionit ndërkombëtar të monitorimi, Zannier deklaroi se në disa raste, gara elektorale nuk u zhvillua në kushte të barabarta duke nënvizuar se partia në pushtet ishte më e avantazhuar edhe përshkak se kontrollon pjesën dërrmuese të bashkive në vend.
Intervistën e plotë të kreut të misionit të ODIHR do të mund ta ndiqni në orën 19:00 në Edicionin Qendror në A2 CNN. (A2 Televizion)