Aldo Merkoçi, ekspert i Reformës Territoriale i Partisë Socialiste, shpjegoi krijimin e rajoneve, si “një hallkë e dytë e pushtetit vendor, e cila do marrë përsipër tre gjëra që janë esenciale”.
“Një gjë që kemi pasur të përbashkët edhe me opozitën është krijimi i rajoneve, një hallkë e dytë e pushtetit vendor, e cila do marrë përsipër tre gjëra që janë esenciale për momentin ku ndodhemi ne sot. Çfarë duhet të bëjë rajoni që të zgjidhim tre sfida që kemi: e para, është të gjitha ato funksione të reja të cilat janë shumë të mëdhaja dhe nuk ia kalojmë dot bashkive sepse edhe nëse reduktohet pjesërisht numri i bashkive, prapë do ngelin bashki që janë pjesërisht të dobëta. Atëherë, na duhet rajoni që të shkojë dhe të bëhet si mbështetje ndaj këtyre bashkive për një pjesë të funksioneve. Ka disa funksione që janë në masë të madhe. Folëm për ujësjellësin, folëm për menaxhimin e mbetjeve, folëm për transportin interurban, folëm për rrugët interurbane midis bashkive. Këto janë funksione të cilat bashkitë nuk i mbajnë dot. Atëherë, ne duhet të krijojmë një entitet të ri i cili mund të ketë kapacitete për ta menaxhuar këtë lloj funksioni. Dhe e treta, që gjithashtu është shumë e rëndësishme, në udhëtimin që është futur sot Shqipëria drejt integrimit në Bashkimin Europian, neve do na duhet shumë shpejt, diku te viti 2029 apo 2030, që të aksesojmë në fondet e kohezionit. Do jenë rreth 1 miliard euro të disponueshme, por jo të akordueshme ndaj Shqipërisë. Dhe Shqipëria do mund t'i marrë këto vetëm nëse ka kapacitete për t'i përthithur. Ne nuk e kemi luksin t’i humbasim dhe të humbasim kohë. Është e vetmja mënyrë se si një pjesë e territoreve, kryesisht territore të cilat janë më të dizavantazhuara sot, që të mund të rrinë në të njëjtin në të njëjtin kilometrazh me pjesën tjetër të territoreve dhe të gjithë bashkë të kemi një kohezion social”, u shpreh Merkoçi në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.
Kur u pyet se kush do i zgjedhë drejtuesit e rajoneve, Merkoçi u përgjigj: “Ne kemi bërë propozimet tona, por do i zgjedhin deputetët dhe Parlamenti shqiptar”.
(A2 Televizion)