Elda Hoti akuzon ministrin e Drejtësisë pas arrestimit të bashkëshortit: Po përdor policinë! Ata që blenë vota janë të lirë

Nga A2 CNN
11 Maj 2025, 11:00 | Politikë

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike Elda Hoti ka reaguar pas arrestimit të bashkëshortit të saj mbrëmjen e djeshme në Rrëshen. Në një postim në rrjetet sociale, ajo thotë se ata që blenë vota janë të lirë, ndërsa akuzon ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja se po përdor Policinë e Shtetit për interesa të pushtetit.

“Asnjë polici politike, asnjë strukturë kriminale dhe asnjë zëdhënës i krimit të organizuar nuk do të mund ta ndalë vullnetin e qytetarëve për ndryshim. Ditët e frikësimit, fabrikimeve dhe shtypjes së zërit opozitar janë drejt fundit.

Ulsi Manja dhe çdo vegël politike që përdor Policinë e Shtetit për interesa të pushtetit do të mbajnë përgjegjësi për çdo veprim të paligjshëm, për çdo tentativë për të frikësuar qytetarët që duan një të ardhme më të mirë.

Këto manovra janë të dështuara sepse fuqia e popullit nuk ndalet nga asnjë makineri represive.

Ata që blenë vota dhe shantazhuan votuesit, janë të lirë dhe po rendin nga qendra në qendër votimi, Aleksander Dodaj, Renuar Kolaj dhe të gjithë kriminelët elektoral, i keni bërë llogaritë gabim.

Njëshat nuk ka regjim që i ndal

Qytetarë, mos harroni gjithçka ju kanë bërë këto 12 vite.

Voto1”, shkruan ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos