Elda Hoti hedh lëndë të dyshimtë në Kuvend, ministri Hoxha paralajmëron padi ndaj deputetëve të opozitës

Nga A2 CNN
17 Tetor 2024, 10:56 | Politikë

Demokratët Elda Hoti, Petrit Doda dhe Gëzim Ademaj janë deputetët e radhës që u përjashtuan nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.

Teksa vijonte të protestonte brenda sallës së Kuvendit, të mbushur me njerëz, deputetja Hoti ka nxjerrë një shishe, e cila dyshohet se ka pasur lëndë djegëse dhe e ka hedhur në sallë, shkruan A2.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i gardës, e cila ka neutralizuar deputeten, teksa kryeparlamentarja Spiropali e ka përjashtuar.

“Ke ardhur në Kuvend me benzinë me vete, dilni jashtë. DIl jashtë, ke rrezikuar jetën e kuvendit. Je e përjashtuar. Me ju do të merret SPAK. Të verifikohet materiali që u hodh mbi deputetët. Petrit Doda dhe Elda Hoti dilni jashtë”, tha Spiropali.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka paralajmëruar padi ndaj deputetëve të opozitës, pas dyshimeve se në Kuvend u hodh lëndë djegëse benzinë.

“Një pjesë e juaja e cila nuk po i përmbahet rregullave dhe regjimit të kontrollit të brendshëm, bëhet fjalë për zjarrëvnie të qëllimshme. Të gjitha provat do të merren, Do të bëjmë kallëzim penal”, tha Hoxha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos