“Si në Korenë e Veriut”, opozita përballë pengesave të Gardës: Edi Rama mafia, Kuvendi është kthyer në burg

Nga A2 CNN
17 Tetor 2024, 10:05 | Politikë

Janë rikthyer edhe njëherë tensionet përpara selisë së Kuvendit, ku deputetët e përjashtuar të opozitës kërkojnë të hyjnë me forcë.

Teksa Garda kishte aplikuar masa sigurie shumë të forta, opozita e cilësoi gardhin e hekurit të vendosur përpara Kuvendit si një veprim që ndodh vetëm në Korenë e Veriut, shkruan A2.

“Ky parlament është shndërruar në burg të sigurisë së lartë. Parlamenti i një vendi që nisi negociatat. Ky është narkosi”, tha Flamur Noka.

Teksa Gazment Bardhi iu drejtuar gardistëve duke iu thënë se “Kjo nuk është qelia e Pëllumb Gjokës, është parlamenti i shqiptarëve”.

Gjithashtu, deputetët e opozitës kanë mbajtur dhe një pankartë të madhe ku shkruhej “Edi Rama, mafia”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos