Emigrantët në Kushtetuese, deputetët e Berishës kundër? Bardhi tregon ç'ndodhi në mbledhjen e grupit të PD

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2023, 15:41 | Politikë

Diskutimet brenda mbledhjes së dy grupeve të deputetëve të Partisë Demokratike në selinë e Kuvendit, për çështjen e marrëveshjes së emigrantëve me Italinë, duket se kanë qenë fluide.

Vetë Gazment Bardhi e pranoi para gazetarëve se ka pasur qëndrime kundër dërgimit të paktit Rama-Meloni për emigrantët në Gjykatën Kushtetuese.

I pyetur nëse ka pasur një ndarje në qëndrime mes grupit të deputetëve që mbështesin Sali Berishën dhe kolegëve që qëndrojnë në krah të tij, Bardhi tha se “nuk ka pasur një ndarje të tillë”.

Qeveria ka propozuar në Kuvend ratifikimin e protokollit me Italinë. Duke e vlerësuar Italinë një vend mik, grupi ynë parlamentar ka patur një diskutim të përgjegjshëm lidhur me këtë protokoll dhe bazuar në një analizë që ekspertët tanë ka kryer, ku konstatohet se ky protokoll bie ndesh me Kushtetutën, grupi parlamentar i PD ka vendosur që përmbajtja e protokollit mes dy qeverive ti nënshtrohet kontrollit nga GJK. Ka pasur kolegë që kanë gjykuar se nuk do të duhet çuar në Gjykatën Kushtetuese. Në përfundim secili ka mbajtur qëndrimin e tij dhe të gjithë ramë dakord që rruga më e drejtë është që kjo marrëveshja të çohet në gjykatën kushtetuese. Disa kolegë kanë mbajtur një qëndrim ndryshe por gjatë votimin nuk ka pasur kundërshti”, tha ai pas mbledhjes së grupit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos