Kush "mbyll syrin" për ndërtimet qytetari apo zyrtari? Braimllari: Janë organet kompetente që...

Nga A2 CNN
16 Korrik 2025, 17:56 | Politikë

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Endrit Braimllari, ka komentuar zhvillimet më të fundit mbi menaxhimin e territorit dhe shembjet e ndërtimeve pa leje, duke theksuar se aksioni i nuk do të kufizohet vetëm në zonën turistike të Thethit.

I ftuar në “Ditarin e Pasdites” nga Bruna Çifligu në A2 CNN, Braimllari deklaroi se është kundër çdo ndërtimi pa kriter dhe zënies së hapësirave publike. “Jam kundër zënies së hapësirave publike, kundër ndërtimeve pa kriter dhe patjetër kundër kujtdo që shkel ligjin në këtë aspekt”, u shpreh ai.

Ai sqaroi se shembjet në Theth, ku u prishën rreth 40 ndërtime të paligjshme, ishin masa të drejtpërdrejta të ndërmarra nga kryeministri Rama dhe po shoqërohen me hetime për të zbuluar përgjegjësit.

Duke folur për situatën në kryeqytet, Braimllari paralajmëroi se aksioni do të vijojë edhe në Tiranë dhe në të gjithë vendin. “Ky aksion do të jetë i vazhdueshëm. Nuk mund të mbyllësh sytë në momentin që nis ndërtimi. Ka një aksion kombëtar për mbrojtjen e hapësirës publike. Tirana ka specifikat e veta dhe kërkon kohë, por ligji do të zbatohet”, tha Braimllari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos