Vullnet Sinaj del kundër porosisë së Ramës: Të hapen kamerat e 11 majit

Nga A2 CNN
16 Korrik 2025, 17:35 | Politikë

Vullnet Sinaj del kundër porosisë së Ramës: Të hapen

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, Vullnet Sinaj, ka dalë hapur kundër porosisë së kryeministrit Rama duke kërkuar zyrtarisht hapjen e pamjeve filmike të procesit të numërimit të votave për Bashkinë Vlorë dhe Bashkinë Himarë, për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj 2025.

Vullnet Sinaj del kundër porosisë së Ramës: Të hapen

Në një kërkesë zyrtare drejtuar kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, Sinaj thekson se ka interes të verifikojë me transparencë çdo detaj të numërimit. Ai sqaron se pamjet do të përdoren vetëm për qëllime verifikimi dhe premton se çdo informacion i marrë do të trajtohet sipas ligjit, shkruan A2 CNN.

Vullnet Sinaj del kundër porosisë së Ramës: Të hapen

Me këtë lëvizje, Sinaj tregon hapur një qëndrim ndryshe nga linja zyrtare e socialistëve dhe vetë kryeministrit Rama, i cili më herët është shprehur skeptik ndaj kërkesave për hapjen e kamerave të qendrave të numërimit. Për kërkesën e tij, Sinaj referon Kushtetutën, Kodin Zgjedhor dhe vendimet e Komisionit Rregullator të Zgjedhjeve që garantojnë të drejtën për informim dhe transparencë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos