“Është marrë një vendim paraprakisht për ish-krerët e UÇK-së”, diplomati: Ja dy lëvizjet sinjalizuese

Nga A2 CNN
16 Korrik 2025, 22:14 | Politikë

“Është marrë një vendim paraprakisht për

Diplomati Arben Çejku ka komentuar në A2 CNN zhvillimet më të fundit nga Gjykata e Hagës në lidhje me procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët ndodhen aktualisht në paraburgim. I ftuar në emisionin “Debat” me Alba Alishanin, Çejku u shpreh se situata nuk është aspak pozitive dhe se vendimi i fundit është një paralajmërim serioz për atë që mund të vijë.

“Më duhet të them se situata nuk është e mirë,” u shpreh Çejku. Ai theksoi se, përveç rrëzimit të kërkesave të mbrojtjes nga ana e gjykatës këtë të mërkurë, një tjetër zhvillim me rëndësi ka ndodhur muajin e kaluar: “Në qershor, drejtuesja e Gjykatës dhe dhomat e specializuara kanë nënshkruar një marrëveshje me Belgjikën, sipas së cilës të dënuarit nga kjo gjykatë do të vuajnë dënimet në burgjet belge.”

Sipas diplomatit, kjo marrëveshje është një sinjal i qartë se gjykata është duke u përgatitur për shpallje dënimesh: “Nëse i vendosim në një linjë refuzimin e sotëm dhe marrëveshjen me Belgjikën... kush do ta vuajë dënimin atje? Janë shqiptarët, këta që ne i njohim.”

Çejku vlerësoi se ky është një paralajmërim i qartë dhe se shoqëria shqiptare dhe ajo kosovare duhet të reflektojnë më shumë për zhvillimet që po ndodhin në Hagë. “Është marrë një vendim paraprakisht,” tha ai, duke shtuar se mungesa e reagimit serioz ndaj këtyre sinjaleve është shqetësuese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos