Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas procesit të rinumërimit të votave në Tiranë, duke e cilësuar atë si një “turp” dhe “pisllëk të pastër”.
Në një postim të fortë në rrjetet sociale, Braçe akuzon KAS se po shpall të pavlefshme votat e Partisë Socialiste dhe të tijat personale, shkruan A2 CNN.
“Nuk ia kam borxh askujt këtë lloj pisllëku, shoqëruar me shënimin ‘votë më shumë’ dhe nënkuptimin ‘të vjedhura’! Janë vota të pastra që KAS po i kthen në të pavlefshme!”, shkruan Braçe.
View this post on Instagram
Ai shprehet se këto vota janë vlerësuar gjatë numërimit nga KZAZ-të bazuar në një manual të KQZ-së, i cili tani, sipas tij, është zhdukur pa shpjegim.
“Nuk e di çfarë plani kanë, kujt po i heqin këto vota, pra kujt do t’ia marrin mandatin, por ja bën muuuu që ky është turp!”, vijon më tej deputeti socialist. (A2 Televizion)