“Kam vendosur të jem i dobishëm për Shqipërinë”, Beleri: Beteja ime në Strasburg

Nga A2 CNN
23 Qershor 2025, 19:57 | Politikë

Kam vendosur të jem i dobishëm për Shqipërinë duke thënë të vërtetën siç e shikoj. Kështu u shpreh në Ditarin me Bruna Çifligun në A2 CNN, eurodeputeti Fredi Beleri, duke folur për mbledhjen e stabilizim asociimit në Strasburg dhe përplasjet mes opozitës dhe mazhorancës.

“Unë jam zgjedhur nga qytetarët grekë, por unë jam në opozitën shqiptare Këshillin drejtues të OMONIA-s të PBDNJ, kam kandiduar dhe fituar bashkinë e Himarës dhe si shtetas shqiptar kam të drejtë të flas dhe të them mendimet e mia. Kjo është Europa”.

Në A2 CNN, Beleri duke i dhënë të drejtë opozitës, theksoi se problemet e drejtësisë në Shqipëri janë serioze për demokracinë, ndërsa beteja e tij vijon në Strasburg.

“Problemi është aq i madh, opozita ka të drejtë duke mos gjetur hapësirë në Shqipëri dhe duke mos u marrë në konsideratë nga mazhoranca. Shqetësimet e opozitës janë serioze.  Njerëzit ikin jo nga varfëria, por nga mungesa e sundimit të ligjit. Siguria ligjore dhe mënyra si funksion drejtësia nuk i lë të punojnë në Shqipëri. Unë betejën ligjore në Shqipëri e pres në GJL, çështja ime është në Strasburg. Unë do ta gjej të drejtën time, por problem është drejtësia në Shqipëri. Reforma në drejtësi ka dështuar”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos