Kryesocialisti Edi Rama ka treguar pse ka futur Erjona Ismailin në listën e mbyllur të kandidatëve për deputetë të Partisë socialiste në qarkun e Vlorës. Ai thotë se e ka njohur atë gjatë një debati telefonik me të për përmbytjet në këtë qytet. Sipas Ramës edhe pse ajo ishte e angazhuar me shoqërinë civile nuk kishte dëshirë për ta parë atë.
“Kam menduar gjithmonë që ne në Vlorë nuk e marrim maksimumin dhe unë besoj që vlonjatët do të na jepnin, nëse do të ishim në gjendje t’u jepnim atyre atje në Vlorë një ofertë që nuk u sjellje në mendje mbylljen. Në Vlorë që lista e mbyllur të jetë instrument i partisë së hapur dhe partia të jetë një instrument përtej vetes dhe tu japë të tjerëve ta përdorin si instrument është Erjona Ismaili. Erjona Ismaili është një vajzë që unë jam njohur në një konflikt, konflikt në telefon. Kur u përmbyt Vlora. Kishte një ankesë, i dhashë përgjigje. Nuk i pëlqeu, folëm në telefon me gishta në vesh. Një kokë shkëmb unë nuk e kam më pak shkëmbore kokën dhe u përplasëm. Por më bëri shumë përshtypje, sepse mënyra si fliste nuk ishte një person që ankohej në mënyrë banale por që kishte një angazhim dhe u interesova dhe kuptova që ishte një person i angazhuar me shoqërinë civile dhe pashë që nuk kishte dëshirë për ta parë këtë njeri; jo po është e çmendur dhe pse ishte e çmendur, sepse me siguri këtë që bëri me mua, e bënte për gjëra që besonte. Këta njerëz që besojnë se gjërat mund të bëhen më mirë, nuk janë në kundërshti negative kënetore, këta nuk janë kënetë, nuk shajnë si tifozë se duan pushtetin, po është pjesë e të qenit të politikës”.
Rama ironizoi kandidatët rivalë opozitarë në këtë qark dhe tha se PD nuk mund të marrë më shumë se 4 deputetë në Tiranë.
“Ja në Vlorë çfarë patriotësh mund të jeni ju kur do votoni prapë Leskon dhe Qirje Dulen. Ju do shkoni të votoni kot në Vlorë se nuk do merrni më shumë se 4 deputetë dhe në Tiranë. Ndërkohë ajo që ne po bëjmë, unë po i them të mive që Partia Socialiste e 2030 nuk është kënetë. Një demokrat i njohur në rrethet e kënetës, me biznes dhe fabrikë 300 e kusur punëtor në Itali, një person X I lidhur me të, vajzë aplikon te Deputeti që Duam dhe krijon shans. Ky njëri habitet dhe nis e regjistron emigrant për këtë vajzë. Ai nuk kishte asnjë lidhje me partinë time. Se këta dolën në Diasporë kur punët kishin mbaruar. I shkuan i kërkuan votën dhe i tha ‘Unë jam me Partinë Demokratike po s’jam me bufin e kënetës”.
(A2 Televizion)