'Ethet' e fushatës dhe pakënaqësitë e listave, socialistët dhe demokratët braktisin Parlamentin

Nga A2 CNN
17 Mars 2025, 11:32 | Politikë

'Ethet' e fushatës dhe pakënaqësitë e listave,

Ditën e sotme po zhvillohet seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, shkruan A2 CNN.

Gjatë seancës së sotme, është vënë re një prani shumë e ulët e deputetëve nga të dy palët, si nga mazhoranca socialiste, ashtu edhe nga opozita.

Kjo mungesë e deputetëve vjen për shkak të ‘etheve’ të fushatës elektorale që zëre se ka nisur për zgjedhjet e 11 majit, por edhe për shkak të pakënaqësive me listat e deputetëve të hartuara nga partitë e mëdha politike.

Në seancën e sotme ishte parashikuar që të diskutohej për projektligji “për Bankën Shqiptare të Zhvillimit”, për ‘Rininë’, për INSTAT, për Institutin e Studimit të Krimeve të Komunizmit dhe mbi disa emërime në Radio Televizionin Shqiptar.

Kujtojmë se gjatë këtij viti, shumë seanca plenare nuk janë zhvilluar rregullisht dhe shumë projektligje kanë kaluar pa u diskutuar, për shkak të përplasjeve mes mazhorancës dhe opozitës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos