Ambasadori ukrainas mbërrin në Tiranë, mjekët tregojnë si është gjendja e tij

Nga Ornela Joti
14 Shtator 2025, 16:13 | Aktualitet

Ambasadori ukrainas mbërrin në Tiranë, mjekët tregojnë

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, pasi u nis me urgjencë drejt Tiranës, është shtruar në një nga spitalet private të kryeqytetit.

Shukrov shfaqi probleme kardiake në fshatin turistik të Voskopojës, aty ku së bashku me bashkëshorten kishte shkuar për të kaluar fundjavën.

Burime të A2CNN bëjnë me dije se ambasadori ukrainas ka kryer koronarografinë për të parë gjendjen e zemrës dhe, sipas mjekëve, gjendja e tij është stabël.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos