Torino mposhti Romën në transfertë me rezultatin 0-1.
Në këtë ndeshje nga fillimi e nisën për herë të parë bashkë te ekipi torinez futbollistët e Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani dhe Ardian Ismajli.
Ismajli e kishte ndeshjen e tij debutuese me Torinon.
Të dy lojtarët kuqezi u ndëshkuan me karton të verdhë në pjesën e parë, shkruan A2.
Asllani u zëvendësua në minutën e 82, ndërsa Ismajli e luajti të plotë ndeshjen.
Pas tri javësh të luajtura, Torino ka grumbulluar 4 pikë. (A2 Televizion)