“Europës i duhet rajoni ynë”, Rama në Berlin: Kemi pasuri që lakmohen nga Rusia dhe Kina

Nga A2 CNN
17 Qershor 2026, 08:28 | Politikë

“Europës i duhet rajoni ynë”, Rama në Berlin: Kemi

“Europës i duhet rajoni ynë. Kjo sepse ne jemi një rajon, që kemi pasuritë tona natyrore. Këto pasuri janë të lakmuara nga Rusia dhe nga Kina”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Berlin, ku po merr pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor, një nga platformat më të rëndësishme të dialogut ekonomik dhe politik mes Gjermanisë dhe vendeve të Europës Lindore.

“Mirëpo ne i përkasim kontinentit europian dhe duhet të zhvillohemi bashkë me pjesën tjetër të Europës. Ne jemi duke ecur shpejt drejt integrimit në BE. Ne duam që të bëhemi pjesë e BE-së përpara se të mbarojë kjo dekadë. Ne po bëjmë transformimin më të madh në historinë tonë”, tha kryeministri Rama.

Konferenca Vjetore e Komisionit të Bllokut Lindor është një platformë e sipërmarrjes gjermane, që mbledh ekspertë të sigurisë, ekonomisë e inovacionit, si edhe përfaqësues të Bundestagut, Kancelarisë e trupit diplomatik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos