Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, tregoi se votuesve shqiptarë ai, ndryshe nga të tjerët, i ofron një profil “normal”.
“Unë qytetarëve nuk i premtoj përralla të kota, por i premtoj gjëra që mund të bëhen dhe duke i ofruar profilin tim normal, si qytetar i ndershëm, që jam marrë me politikë, por nuk kam dalë hajdut. Që jetoj njësoj, në të njëjtën lagje prej 30 vitesh. Ata që e kuptojnë, e kuptojnë; ata që nuk e kuptojnë, nuk duan ta kuptojnë sepse janë të rreshtuar, kanë tifozllëkun e vet”, tha Shehi.
“Nuk jemi pa shpresë. Po u treguan të mençur një pjesë e mirë e shqiptarëve, do marrim një rrugë tjetër sepse energjitë janë akoma. Vendi është i bukur, është i pasur, për kaq shqiptarë sa jemi duhet të jetonim më mirë, mjafton të mos vidhej shteti dhe njëri-tjetri”, shtoi kreu i LZHK-së.
(A2 Televizion)