“Fitoi demokracia dhe qytetaria!” Manja: Vota pret të lexohet drejt, me qetësi dhe respekt

Nga A2 CNN
11 Maj 2025, 20:59 | Politikë

“Fitoi demokracia dhe qytetaria!” Manja: Vota pret të lexohet

Fitoi demokracia dhe qytetaria! Kështu është shprehur ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, pas përfundimit zyrtar të votimit. Në një postim në Facebook, Manja falënderon qytetarët e qarkut të tij elektoral dhe  garanton se vota do të lexohet drejt.

“Manja: 11 maj 2025, ora 19:00 – loja u mbyll! Fitoi demokracia dhe qytetaria!

Faleminderit nga zemra qytetarëve të Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës për qetësinë dhe maturinë e treguar sot. Vullneti juaj është në kuti, vota pret të lexohet drejt, me qetësi dhe respekt – ashtu siç ju e treguat me qytetari të plotë. Mirënjohje Lezha, Kurbini dhe Mirdita!”, shkruan Manja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos