Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka zhvilloi një takim pune me aleatët në lidhje me ecurinë e fushatës dhe bashkërendimin e punës për të maksimalizuar fitoren.
Sipas burimeve nga PD, Noka nënvizoi frymën fituese që është krijuar nga zbritja në terren dhe parashtrimi i programit të Aleancës për Shqipërinë Madhështore nga kreu i PD Sali Berisha.
Po ashtu sipas PD, bëhet e ditur se qëllimi i takimit ishte koordinimi i punës në terren, përcjellja e koordinuar e mesazhit politik dhe përqëndrimi në përdorimin e rrjeteve sociale me degët e partive aleate në diasporë, me qëllim masivizimin e votës nga shqiptarët jashtë atdheut, e së dyti në bashkërendimin e aktivitetit në median sociale, si domosdoshmëri e kohës në komunikimin me publikun. (A2 Televizion)