Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se do të bëjë gjithçka që të rinjtë të ndërtojnë ëndrrën e tyre në Shqipëri.
Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi në Krujë, ku zhvilloi një takim me tregtarët në pazarin e qytetit, shkruan A2 CNN.
Berisha gjatë takimit me tregtarët veshi edhe një veshje me simbolet kombëtare të Shqipërisë, teksa një shitëse i dhuroi edhe një buf, për të cilin ish-kryeministri tha se është simbol i mençurisë që e ka çmendur edhe vetë kryeministrin Edi Rama.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Unë kam bërë një dhuratë nga mamaja, një jelek artizanal... Këto janë dhuratë për Doktorin.
Duhet ta hiqja xhaketën, por u fiksuat ju. Shumë faleminderit.
Mirë se na erdhe kapedan. Mirë se na erdhe me këmbë të mbarë dhe me ndryshim të madh...
Me ndryshim të madh.
U urojmë shëndet. Po të gëzoni ju shëndet, do gëzojë e gjithë demokracia shëndet të plotë. Kemi besim shumë të madh tek ti.
Faleminderit prej jush. U jam shumë mirënjohës, 11 do të jetë dita jonë, do të jetë ndarja nga e keqja e madhe që i ka rënë këtij vendi. Dhe një fillim tjetri i ri i madh.
Ishalla me një të ardhme më të mirë për rininë... po ta dhuroj edhe një shall. Me fitore... Doktori kryeministër për të gjithë rininë shqiptare...
Të jesh i sigurt që do bëj gjithçka që ata ëndrrën e tyre ta ndërtojnë në këtë vend. Se Shqipëria bëhet vetëm kur ju të ndërtoni ëndrrën tuaj këtu. Kur ju të ndërtoni ëndrrën tuaj, kur ëndrra juaj të bëhet realitet. (A2 Televizion)