Fleta e votimit për konsultim, Tirana bëhet ‘çarçaf’, deri në një metër e gjatë

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2025, 14:46 | Politikë

Disa versione të fletës së votimit për zgjedhjet e 11 Majit po merren në konsideratë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Para se Ilirjan Celibashi të përzgjedhë variantin final, ka hedhur për konsultim publik disa modele të cilat duhet të gjejnë dakordësinë e partive garuese.

Për shkak të zgjedhjes preferenciale të kandidatëve, problem duket të jetë fleta e votimit në Tiranë, që në rastin më të mire tejkalon gjysmë metri.

Ndryshimet në kodin zgjedhor e orientojnë KQZ që të miratojë një fletë që te përmbajë edhe emrat e kandidatëve për deputet, duke qenë se 2/3 e listës do t’i nënshtrohet votimit parapëlqyes. 

“Hapim mbledhjen. Qarku që parqet vështirësi logjistike në menaxhimin e fletës gjatë votimit është Tirana. Për këtë zonë zgjedhore KQZ ka dy modele, por përmasat e tyre, janë më të mëdha se dhoma e fshehtë e votimit, pas të cilës qytetari pozicionet për të bërë zgjedhjen e vet. Në rastin më të mirë, kjo fletë mund të shkojë në mbi gjysëm metri, por në rast se rritet numri i partive garuese, nuk përjashtohet të kalohet në formatin B1 me gjatësi deri në një meter”, tha kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.

Modelet e hedhura për konsultim përmbajnë 10 subjekte zgjedhore, dy më pak se në parlamentaret e 2021, ç’ka hipotetikisht mund të çojë në një fletë edhe më të madhe pasi ambicien për të garuar në parlamentare te 11 majit 2025 e kanë shprehur disa parti të reja.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos