Gjin Gjoni, deputet i Partisë Demokratike, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se PD-ja do të kërkojë dëmshpërblim për banorët e zonave të prekura nga përmbytjet.
“Pa dyshim që PD-ja do të kërkojë dëmshpërblimin real të banorëve, në mënyrë që të lehtësohen sa më shumë të jetë e mundur nga humbjet që kanë pasur”, deklaroi Gjoni.
Sipas tij, “opozita është ngritur në këmbë, deputetët e saj janë shpërndarë në të gjitha zonat ku ka përmbytje”.
“Kërkohet planifikim i thelluar në periudha pa rreshje shiu. Dëmet që shkaktojnë përmbytjet janë dyfish më të mëdha nëse do të investohej në kohën e duhur. Këto shpenzime shkojnë në dëm të qytetarëve”, shtoi deputeti demokrat. (A2 Televizion)