Fushata për zgjedhjet e 11 majit, partitë do të marrin më shumë para, shkak takimet me Diasporën

Nga A2 CNN
28 Janar 2025, 15:06 | Politikë

Fushata për zgjedhjet e 11 majit, partitë do të marrin më

Partive politike që do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit do t’u ndahen 150 milionë lekë, në vend të 130 milionë të përcaktuara fillimisht.

Vendimi i marrë në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave u argumentua nga kryetari Eduart Shalsi me nevojën për fonde shtesë si pasojë e takimeve me diasporën.

Nga kjo shumë do të përfitojnë të gjitha subjektet politike që kanë marrë jo më pak se 1 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos