Gazetarja: Socialistët janë të shqetësuar pse punësohen demokratët në administratë

Nga A2 CNN
2 Prill 2026, 21:29 | Politikë

Gazetarja e A2CNN, Fjorela Beleshi, e ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, zbuloi shqetësimin aktual të socialistëve.

“Ka nisur një tur me asambletë e Partisë Socialiste në kryeqytet, por edhe në qytete të tjera. Dhe ka një shqetësim te socialistët: “Pse ju punësoni demokratë në administratë?”. Ky është shqetësim serioz mes socialistëve, janë ankuar në çdo takim që kanë qenë edhe drejtues politik të njësive, edhe kryeministri Edi Rama, se pse duhet të punësohen demokratë”, tha Beleshi.

Më tej, gazetarja theksoi se “Partia Socialiste, në Parlament, jo vetëm që nuk është tolerante, por është edhe arrogante me Partinë Demokratike”.

“Sa herë ka ndonjë propozim PD-ja, gjithmonë PS-ja i tregon numrat. Edhe për reformat kryesore, kreu i grupit socialist ka dalë dhe ka thënë se “nëse nuk vjen PD-ja, i miratojmë vetëm se i kemi 83 deputetë”. Nuk ka më arrogancë se kaq nga një parti në pushtet”, theksoi Beleshi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos