“Kape prej zhelesh”, gazetari për politikanët: Na kanë lodhur me agresivitetin dhe luftën e tyre

Nga A2 CNN
2 Prill 2026, 21:10 | Politikë

Pas tensioneve dhe përplasjeve sot në Kuvend, gazetari Armir Shkurti ka kritikuar gjuhën e ashpër dhe agresive të politikanëve. Në panelin e emisionin “Off the Record” në A2 CNN, ku të ftuara janë deputetja socialiste Romina Kuko dhe gazetarja Fjorela Beleshi, ai vlerësoi praninë e grave, duke theksuar se ato sjellin më shumë qetësi dhe ndjeshmëri në debatet publike.

Ai solli në vëmendje shprehjen e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, “kape prej zhelesh” si simbol i një gjuhe agresive, e cila sipas tij në vend që të kërkonte ndjesë me kalimin e viteve, u ripërsërit sërish sot në Kuvend.

“Më erdhi dhe një moment tjetër për një zonjë fatkeqësisht që ju referua prapë agresivitetit. Domethënë unë kam menduar që atë kape për zhelesh zonja Topalli do ta kishte kërkuar ndjesë me kalimin e viteve. Sot e tha në parlament. Ne nuk kemi nevojë për burrnesha. Gratë kanë, zonjat kanë pushtet po aq sa burrat, por e kanë në formë tjetër. Gruaja nuk e ka me muskujt, burri e ka me muskuj, gruaja ka një formë tjetër pushteti dhe zonjat e shtëpisë kanë mbajtur, kanë ndërtuar ë të gjithë botën. Kështu që të thashë dhe njëherë, për mua është një gjë shumë e rëndësishme që është ky lloj paneli i cili dikton tjetër lloj diskursi dhe uroj që ë ky lloj qasje të jetë në jetën sociale”, u shpreh Shkurti.

Sipas gazetarit, politika shqiptare është e mbingarkuar me përplasje, etiketime dhe tensione të vazhdueshme, duke krijuar një klimë që ai e krahasoi me luftë civile pa armë.

“Na ka ardhur deri këtu duke u zënë, duke u trashur kordat vokale, duke ju kreshpëruar në fytyrë njëri-tjetrit, duke i vënë dhe epitete; ti i tillë, ti i atillë. Ndërkohë që kemi nevojë për argument, kemi nevojë të dëgjojmë, kemi nevojë edhe të flasim për ta ndryshuar këtë vend se boll. Domethënë ne kemi një luftë civile pa armë në Shqipëri. Ç je ti? Je me PD-në ti qen, je me PS-në ti qen. brenda partive vazhdon po e njëjta situatë dhe brenda grupeve të grupeve brenda partive vazhdon e njëjta situatë dhe ne nuk bëjmë përpara. Bota ka ecur përpara me paqe, nuk ka ecur me luftë”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos