Gjiknuri: Mbi 130 mijë shtetas janë regjistruar si zgjedhës për të votuar nga jashtë, vlerë impresionuese

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2025, 12:43 | Politikë

Gjiknuri: Mbi 130 mijë shtetas janë regjistruar si zgjedhës

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, tha se janë mbi 130 mijë shtetas shqiptarë që janë regjistruar si zgjedhës për të votuar jashtë shtetit.

Gjiknuri theksoi nga foltorja e Parlamentit se kjo është një shifër impresionuese, që në raport me numrin e popullsisë nuk është arritur thuajse në asnjë vend të Europës.

"Janë mbi 130 mijë shtetas që janë regjistruar në listat zgjedhore si zgjedhës që do votojnë nga jashtë. Nëse vazhdon ky trend, është vlerë impresionuese, që nuk e kanë arritur as vendet e tjera të Europës. Një përgëzim meritojnë edhe forcat politike, që kanë nxitur qytetarët që të regjistrohen në diasporë. Me këtë projektligj, çdo kandidat për deputet do të ketë minutat e veta në dispozicion", deklaroi Gjiknuri, shkruan A2.

Ai shtoi se do të shtohen edhe fondet e partive për fushatë: "Ne e dimë që shpenzimet e fushatës janë të larta. Prandaj do jepen më tepër fonde për fushatë. Fondet të jenë transparente. Mua më duket absurde që të votojë dikush që nuk ka interes as të marrë dokument shqiptar. Ai nuk ka interes të marrë as dokument e jo më të votojë. Por, le ta gjejë një zgjidhje Komisioni Rregullator, që është mbi partitë politike". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos