Drejtuesit politikë të qarqeve dhe përfaqësues të strukturave drejtuese të Partisë Socialiste kanë raportuar përpara kryeministrit Rama mbi të numrin e dëgjesave të kryera me qytetarët çdo të premte. Kreu i qeverise i ka motivuar të tijtë të vijojnë përpara sipas objektivave.
Sipas raportimeve, gjatë javës së dytë është shënuar një rritje mbi 50% e rasteve të trajtuara. Në total janë regjistruar 431 ankesa.
Rama tha se ky proces duhet të ndihmojë institucionet që të funksionojnë më mirë. (A2 Televizion)