Analistja Arsejda Gjyli thekson se bojkotimi sot i Kuvendit nga ana e PD, e kthen këtë parti si përfaqësuese politike të protestës qytetare, që ka hyrë në ditën e 44-ët të saj.
E ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Gjyli u shpreh se PD, por edhe partitë e reja, po përpiqen të fitojnë kredo nga protesta. Sipas saj kjo kredo i shërben selisë blu, por nuk i shërben protestës.
“Ajo që politikisht ka prodhuar protesta...Të gjithë duan të marrin pak kredo nga protesta, të pastrohen duke qenë pjesë e protestës, të jenë pjesë e status quo-së së re. Por pjesë e status quo-së janë të gjitha partitë, përfshirë edhe të rejat, por jo me të njëjtën peshë si dy partitë e madha. Protesta po lë hapësirën që partitë e reja dhe PD të marri kredo nga protesta. Bojkotimi në vetvete i Parlamentit sot nga PD, e shndërron PD-në si përfaqësuese politike të protestës. Këtë arrijmë ne të kuptojmë në këtë filozofi. Ajo çka PD po përpiqet të bëjë, është që të marrë kredon dhe të përfaqësojë politikisht në Parlament pikat e protestës. Kjo është kredo që i shërben PD-së, por s’i shërben protestës, sepse protesta humb duke u përfaqësuar indirekt në Parlament nga PD dhe partitë e tjera”, tha Gjyli. (A2 Televizion)