Burime për A2 CNN kanë bërë të ditur se mbledhja e parë e grupit të punës së reformave do të mblidhet të enjten në orën 10:00 në Kryesinë e Kuvendit.
Ky do të jetë takimi i konstituimit pas vendimit të kryesisë së Komisionit të Ligjeve për ta ngritur si pjesë e marrëveshjes PS-Rithemelimi.
Gjithashtu, pritet të diskutohet edhe kalendari i punës së tyre, ndërsa dokumenti i parë me të cilin do të nisin diskutimet lidhen me amnistinë Penale. (A2 Televizion)