“Hapet tuneli i Murrizit”, Rama komenton listën e PD: Një çorbë me tribunë VIP

Nga A2 CNN
13 Mars 2025, 17:13 | Politikë

Më shumë se me pakënaqësitë e deputetëve të tij, Kryeministrin Edi Rama e kishte zënë meraku për listën e Sali Berishës. Dy opozitarë të lënë jashtë ekipit blu, shefi i mazhorancës i komentoi disa minuta sy m’sy. 

“Jam gdhirë i mërzitur, se e kanë hedhur në det të hapur Kujtim Gjuzin dhe Dashin. Ça s’bëri për të qenë në listë, por prapë beson se Shqipëria bëhet”.

Për kandidatët e opozitës në Vlorë, Rama përdori kartën e patriotizmit duke sulmuar aleatët e Sali Berishës. 

“Çfarë patriotësh jeni ju që doni Leskon dhe Qirje Dulen. I votoni apo jo ata janë në parlament, por nuk do të marrin më shumë se 4 mandate”, shtoi Rama.

Kryeministri bëri edhe diferencën e listës së tij në Tiranë me të kryetarit të PD, duke e cilësuar si një gjellë me emra që të vjetër. 

Strategjia e tij për ekipin e ri parlamentar kryeministri e sheh si një mekanizëm për të mbrojtur hapjen e partive ndaj të rinjve.

Në fund Edi Rama lajmëroi që ditën e verës do të përurojnë edhe hapjen e Turnelit të Murrizit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos