Hetimet e "Metamorfozës", Berisha akuza Dumanit: Lejon largimin e kriminelëve

Nga Ervin Koçi
1 Gusht 2024, 15:59 | Politikë

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion po i lë bosët e krimit të largohen. Me këtë akuzë Sali Berisha doli në një deklaratë për shtyp nga shtëpia e kthyer në zyrë partie. Sipas kryedemokratit, dosja Metamorfoza ka nxjerrë biseda të zyrtarëve të lartë shtetëror, përfshirë ish-Ministrin e Brendshëm Taulant Balla, me eksponentë të lartë të botës së krimit.

Partia Demokratike akuzon Prokurorinë e Posaçme Antikorupsion se po mbron zyrtarët e lartë shtetëror të dalë në platformat SKY dhe Encrochat. Si pjesë të këtyre bisedave të inkriptuara Sali Berisha shprhet se është edhe ish-Ministri i Brendshëm Taulant Balla, që sipas kryedemokratit, po mbrohet nga drejtuesi i SPAK Altin Dumani.

“Shtoj këtu se në këtë metamorfozën e fundit në të cilën dolën të implikuar gjyqtar në Elbasan, shefa krimesh në Durrës, zëvendës drejtor burgjesh, personazhi më i lakuar në dosje për të gjitha veprat e zeza është Taulant Balla me tre mbiemra, por komunikimet e tij kriminale u fshehën nga Altin Dumani”, tha Berisha.

Deri më tani janë bërë disa aksione në kuadër të dosjes Metamorfoza, që për Sali Berishën janë një dështim pasi pjesa më me madhe e personave që duhet të arrestoheshin, ishin arratisur.

“Nga 97 mandate arresti për persona të lirë janë ekzekutuar gjithsej 19 mandate apo vetëm 20% e tyre dhe janë larguar në drejtim të paditur 78 persona apo 80% e tyre për vakanca të përkohshme jashtë vendi ose brenda. Partia Demokratike deklaron se kjo gjendje katastrofale është dëshmi e pazareve prej qindra mijëra dhe miliona euro për çdo mandat arrest që kriminelët paguajnë ‘skapistët’ dhe Dumanin që ata të njoftohen dhe të largohen para firmosjes së mandate-arrestit të tyre”, shtoi Berisha.

Nga bisedat e dekriptuara të platformave SKY dhe EncroChat u zbuluan se si personazhe të botës së krimit kryenin aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm që shkonte deri në atentate. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos