Kryetarja e re e Kuvendit, Elisa Spiropali, postoi në llogarinë e saj në Facebook një foto me një prej figurave kryesore historike të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçin, duke e cilësuar “takim brezash”.
Ruçi mbajti për një mandat postin e kryeparlamentarit në vitet 2017-2021.
Spiropali gjithashtu u takua një ditë më parë me pararendësen e saj në detyrën e kryeparlamentares, Lindita Nikolla, e cila në seancën e parafundit të sesionit njoftoi dorëheqjen nga detyra. (A2 Televizion)